Connect with us

Politike

Deklarata e Kim, Meta: SPAK ‘ha’ shantazhet e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama i bën shantazh SPAK-ut, ku sjell në vëmendje deklaratën e kreut të qeverisë i cili thoshte se prokuroria e posaçme është krijuar nga PS-ja. Meta u shpreh se ai është një politikan që nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe nuk ka frikë prej saj.

“Çfarë i thotë Rama-SPAK-ut, ju jeni krijesa të PS-së, ne ju bëjmë dhe ju zhbëjmë. Këto muhabete më tha kështu jo ashtu, nuk kanë vlerë me mua. Unë jam ai politikan që nuk kam frikë nga drejtësia. Nëse SPAK do të prodhojmë lajme vere nga mediat e Rilindjes që paguhen nga inceneratorët, mund të japim dhe të gjithë emrat e mediave dhe gazetarëve që marrin lekë nga inceneratorëve”, tha Meta.

Ndërkohë Meta shton se krimet më të mëdha, Rama i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në.

“Mendoj që Edi Rama, mashtrimet më të mëdha në Shqipëri, krimet më të mëdha i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në. Është shkelës i ligjeve amerikane. Kjo vërtetohet me zotin Bilal në Amerikë i cili ka bërë burg. Ky ka shpëtuar me një marrëveshje bashkëpunimi. Se çfarë thotë Edi Rama, janë përralla. Ne dimë që do të vazhdojmë revolucionin antikorrupsion. Edhe ata që janë përpara drejtësisë, janë të bëra nga Ilir Meta me fakte, prova dhe numra llogarie. Gjithë të tjerat, SPAKu dhe të tjerët janë të vonuar. Ky vonim krijon një problem të madh”, tha Meta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *