Connect with us

Rajon

Marrëveshja/ NATO: Inkurajuese, por jemi vigjilent…Ballkani fuçi baruti

Marrëveshja/ NATO: Inkurajuese, por jemi vigjilent…Ballkani fuçi baruti

Mesa duket ende nuk është harruar se Ballkani mbetet një fuçi baruti…gjë e cila duket në deklarimet e fundit të Natos dhe presidentit serb Vucic

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket kalimit kufitar në mes të dy vendeve por dhe është treguar i kujdesshëm

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka shkruar

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj Presidentin Vucic dhe Kryeministrin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”

…por gjithashtu ka shtuar se megjithatë KFOR-i dhe NATO mbeteN vigjilent përsa i përket sigurisë në Kosovë…

Nga ana tjetër, presidenti serb i ka quajtur kërcënime deklaratat e Kurti, i cili për BBC tha se shpreson që deri më 1 tetor të mos ketë dokumente që nuk janë legjitime, përpos atyre të njohura si RKS apo Republika e Kosovës.

“Kjo do të thotë se Albin Kurti dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme”, u shpreh Vuçiç dhe shtoi se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar që më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *