Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë, viktima në qytetin e Kharkiv

Lufta në Ukrainë, viktima në Kharkiv, zjarr në një depo municionesh ruse

Numri i të vdekurve nga bombardimi rus i një kompleksi banimi në qytetin Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës ka shkuar në të paktën 19, përfshirë një fëmijë, si dhe mbi 40 të plagosur. Në orët e fundit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur shtatë trupa të tjerë në rrënoja. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një djalë 13-vjeçar.

Sulmet ruse goditën edhe qytetin Krasnograd, në rajonin e Kharkiv, ku një çift u vra dhe vajza e tyre 12-vjeçare u plagos rëndë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte në shënjestër “një bazë të përkohshme mercenarësh të huaj” në Kharkiv, duke vrarë 90 persona.

Dy fshatra rusë u evakuuan gjithashtu pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, vetem disa ditë pas shpërthimeve në një depo municioni në Krime. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar edhe se ka vendosur avionë luftarakë të armatosur me gjeneratën e fundit të raketave hipersonike në Kaliningrad,  enklava mes Polonisë dhe Lituanisë në qendër të tensioneve me Brukselin.

Bota

Putin nënshkruan dekretin për konfiskimin e aseteve amerikane

Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladimir Putin, më 23 maj nënshkroi një dekret që i mundëson shtetit të tij të përdorë asetet, letrat me vlerë dhe pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara apo shtetasve amerikanë, që gjenden në Rusi.

Këto asete, sipas dekretit, do të përdoren për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga konfiskimi i aseteve dhe pronave të pasanikëve rusë dhe Bankës Qendrore ruse në S

Muajin e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një ligj që i mundëson Uashingtonit të konfiskojë rreth 5 miliardë dollarë asete ruse në SHBA. Ky legjislacion është përfshirë në paketën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit.

Edhe Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim që i mundëson bllokut evropian të përdorë asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse, që gjenden në BE.

Brukseli ka thënë se përfitimet nga këto asete do të përdoren për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.

Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja.Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.

Continue Reading

Bota

OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Arritje e rëndësishme

Pasi OKB miratoi gjatë ditës së sotme rezolutën për gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se kjo është një arritje shumë e rëndësishme për stabilitetin e paqen në rajon, si edhe një mesazh i qartë i ndërkombëtarëve për përgjegjësit e gjenocidit.

Sipas tij vendimi i sotëm është një konfirmim i drejtësisë së kërkesës së opozitës ndaj Kuvendit për një hap të tillë, njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Reagimi i plotë:

OKB, Srebrenice: “E drejta vonon por nuk humbet”!

Miratohet Rezoluta per njohjen e denimin e Genicidit Serb ne Srebrenice, sot ne Asamblene e OKB me 84 vota pro, 19 kunder dhe 68 absenime.

Me dite perkujtimore 11 Korrik!

Nje arritje shume e rendesishme kjo per stabilitetin e paqen ne Rajonin tone, nje mesazh i qarte ky nderkombetar per pergjegjesit e tij.

Nje thirje kjo per ata, per ta pranuar ate te vertete tragjike historike, per te kerkuar ndjese per ato krime, si nje pjese e garancise per mos u perseritur.

Vendimi i sotem eshte nje konfirmim i drejtesise se kerkeses sone ndaj Kuvendit te Shqiperise per nje hap te tille per njohjen, denimin, e genocidit serb ne Kosove.

Per mbeshtetjen e Kosoves ne rrugen jo te lehte te nderkombetarizimit te ketij qenderimi.

Vendimi i sotem ne Asamblene e OKB tregoi se kjo eshte e mundur, se e verteta mund te triumfoje, pra dhe e verteta e tragjedise ne Kosdove ne vitet 1998-99.

Vendimi i sotem eshte dhe nje “shuplake” per maxhorancen tone, e cila ka bllokuar qellimshem, si servile e Vucic, cdo tentative per denuar ato krime ne Kosove.

Continue Reading

Bota

E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-ambasadorit gjerman, Peter Zingraf

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme.

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka ndërruar jetë  20 maj për shkak të një sëmundje të rëndë.

Zingraf ka shërbyer ambasador në vendin tonë nga 2019 deri në 2023.

Lajmin për vdekjen e Zingraf, e dha Ambasada Gjermane në vendin tonë.

Postimi:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.

Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore:  https://peterzingraf.muchloved.com

Continue Reading

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump në garë për votat e grave

Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në Shtete të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim strategjive të kandidatëve presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump për të fituar përkrahjen e tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Në këtë fushatë zgjedhore, vëmendja e madhe që po iu kushtohet votueseve amerikane është përqëndruar në ligjet e abortit dhe të drejtat riprodhuese

Por mbi supet e votueseve amerikane rëndojnë edhe një mori çështjesh tjera përtej abortit dhe shtabet zgjedhore tani po përpiqen të fitojnë përkrahjen e tyre edhe përmes çështjeve ekonomike, shëndetësisë dhe luftimit të kriminalitetit.

Në Minesotë, votuesja Rebecca Jensen thotë se Presidentit Joe Biden duhet t’i njihet meritat për ato që ajo i quan vendime të drejta.

“Çështjet e ambientit janë shumë të rëndësishme. Ekonomia dhe shëndetësia janë të rëndësishme. Unë jam punonjëse e shëndetësisë dhe ende ballafaqohem me COVID-in. Njerëzit thonë se tani jemi në periudhën pas pandemisë, por në të vërtetë nuk jemi. Jemi ende në mes të pandemisë. Është me rëndësi që në Shtëpinë e Bardhë të kemi një njeri që beson te shkenca”, thotë votuesja Jensen.

Në Nevadë, votuesja Julie Benb dëshiron një mandat të dytë për zotin Donald Trump.

“Ai ishte i mirë për çështjet ekonomike. Nuk kishte luftë. Kishte harmoni. Kishte paqe. Të gjithë ishim të punësuar. Çmimi i benzinës ishte normal. Ai është një njeri i mrekullueshëm, që e do vendin e tij. Është njeri i mirë. Ai rriti një familje të mirë dhe ne do ta rizgjedhim atë”, thotë votuesja Benb.

Përmes një nisme të Shtëpisë së Bardhë që do të përqëndrohet në hulumtimin e çështjeve shëndetësore me të cilat ballafaqohen gratë, Presidenti Biden po synon të fitojë përkrahjen e grave.

“Me gjithë përparimet që janë bërë në mjekësi, në të gjitha aspektet, shëndeti i grave nuk ishte pjesë e tyre. Hulumtimet nuk përfshinë gratë”, tha zoti Biden.

Shtabi i fushatës së zotit Biden transmetoi një reklamë në rrjetet sociale për Ditën e Nënës duke sulmuar politikat e zotit Trump për t’i ndarë familjet e imigrantëve, me slloganin, “Bëjuni një nder nënave tuaja. Ndaleni Trumpin.”

Në një takim me gratë e krishtera konservatore, zoti Trump u zotua se do të sillte paqen në Evropë.

“Para se të hyj në Zyrën Ovale, pak pasi të jem zgjedhur president, do të gjej zgjidhje për luftën e tmerrshme ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës,” deklaroi ai.

Zoti Trump po ashtu po përpiqet të fitojë përkrahjen e votueseve amerikane me mesazhe për luftë kundër kriminalitetit dhe migracionit.

“Besoj se kam përkrahjen e fuqishme të grave në zonat periferike sepse ato duan siguri. Atyre po ua plaçiskin stolitë, po ua grabisin çantat, paratë që kanë në to, pajisjet elektronike, orët e dorës. Dhe njerëzit pyesin se çfarë po ndodh? Nëse nuk dëshironi që imigrantët e jashtëligjshëm kriminelë të hyjnë fshehurazi nga dritaret dhe t’ua bastisin sirtarët, atëherë duhet të votoni që ta heqim sa më parë kriminelin Joe Biden dhe dëmin që ai mund të shkaktojë”, sipas zotit Trump.

Qendra për Gruan Amerikane dhe Politikat thotë se numri i grave që kanë votuar në zgjedhjet presidenciale që nga viti 1980 ka tejkaluar numrin e burrave.

Në garën e vitit 2020, sipas të dhënave të Institutit Pew, zoti Biden ka fituar 11 për qind më shumë vota të grave se zoti Trump./VOA

Continue Reading

Bota

Greqi, kapen 250 kg kokainë në portin e Pireut, destinacion ishte Durrësi, në pranga dy shqiptarë, emrat

Prokuroria greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin kishte 250 kg kokainë.

Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine ishin karkalecat e ngrira dhe droga.

Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria ku do të bëhej shpërndarja.

Deri më tani është arrestuar një shqiptar i cili ishte në arrati që nga viti 2017.

Lajmi në përditësim…

Është zbuluar identiteti i 2 shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke pas sekuestrimit të 320 kg kokainë në portin e Pireut në Greqi që kishte destinacion Shqipërisë. Mediat bëjnë me dije se ata janë Andrea Mërkuri, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Shqiptari Andrea Mërkuri, rezulton i shpallur nga policia greke që prej 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, te njohura ndryshe edhe si ‘tableta xhihadiste’, ku u sekuestruan 634 mije e 246 tableta.

Mërkuri përdor dhe identitetet Jasona Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Shtetasi grek Ioannis Biglakis rezulton i arrestuar në vitin 2012 në Kosta Rika për transport armësh. Ai u ekstradua në SHBA kur kërkohej për bashkëpunim me organizatën kriminale FARK të Kolumbisë. Ai do të shkëmbente armët me kokainë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING