Bota
Zelensky paralajmëron për një sulm rus përpara…
Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që të kihet vigjilencë përpara festimeve të së mërkurës për 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik. Ky paralajmërim u bë në kohën kur pati shpërthime pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës, dhe kur forcat ruse goditën në jug dhe në lindje.
Në Rusi, vajza e një ideologu rus ultra-nacionalist, i cili mbron pushtimin që Putini po i bën Ukrainës, u vra në një sulm me bombë jashtë Moskës të shtunën në mbrëmje, thanë të dielën hetuesit shtetërorë rusë.
Ata thanë se Darya Dugina, vajza e ideologut të shquar Alexander Dugin, u vra pasi një bombë shpërtheu në Toyota Land Cruiser me të cilin ajo po udhëtonte, dhe ata po shqyrtonin “të gjitha versionet” për të gjetur përgjegjësin, përfshi edhe përfshirjen e Kievit.