Aktualitet
Zyrtare/ Gledis Nano shkarkohet nga detyra
TIRANË– Gledis Nano nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ai është shkarkuar këtë të mërkurë me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.
“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat”, tha ministri Cuci.
Lajm në përditësim
‘Zgjidhja’ me shkarkimin e Nanos, ministri: Shkarkimi i tij, masë efikase për reagim të fortë të policisë
‘Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit. ‘- tha Çuçi.