Aktualitet
Në të njëjtën ditë me Nano-n, shkarkohet Ardi Veliu
Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra. Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.
…
Gledis Nano nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai është shkarkuar këtë të mërkurë me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.
“Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të policisë së shtetit, Për momentin detyrat do i nënshtrojë drejtori i Policisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhur kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që Policia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.
“Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në luftën kundër krimit”, tha Çuçi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.