Bota
Dëmet e luftës/ Polonia i kërkon Gjermanisë 1.3 trilionë euro
83 vjet pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste, Varshava i kërkon Gjermanisë të zhdëmtojë vendin me as më pak e as më shumë por plot 1.3 trilionë euro.
Me rastin e ceremonisë për përvjetorin e agresionit të Rajhut të Tretë, kreu i partisë në pushtet, prezantoi një raport i cili përbën bazën për çdo pretendim për dëmshpërblim kundër Gjermanisë.
“Eshtë një shifër që ekonomia gjermane mund ta mbajë” -tha ai
Në Varshavë, kërkesa për dëmshpërblim nga Gjermania konsiderohet si një çështje e rëndësisë parësore.
Por Berlin ka refuzuar çdo kërkesë për dëmshpërblim.
Republika Federale është marrë me këtë çështje që nga viti 1990, viti i nënshkrimit të traktatit të ribashkimit gjerman.