Connect with us

Politike

‘Mos hesht Taulant Balla, ti e kishe si tëndin’

Alfred Peza në një komunikim për mediat tha se ndërhyrja në Prestige Resort është totalisht e paligjshme.

Më tej theksoi se figura të njohura kanë qenë të pranishme në këtë resort, madje resorti ka pritur edhe afganët, ku edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë e pranishëm.

“Këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit dhe është reklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë. Nevoja më e madhe dhe ulëritësë që ka pasur Shqipëria ka qenë imazhi. Por të arrish të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës , dhe këto t’ja shpërndash gjithë botës në kulmin e sezonit aty është një çmenduri.

Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duhet shembur kioskat dhe tani në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur por duhet të jesh këtu që këtë kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv. Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë.

Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot. Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje , dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar as një ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndjehet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.

Advertisement