Connect with us

Sport

‘Do ju vras’, trajneri i Vllaznisë tregon se si e fituan ndeshjen

Pas fitores 2-1 ndaj Tiranës, trajneri i Vllaznisë Mirel Josa ka folur për atë sukses dhe e ka cilësuar të vështirë atë fitore. Ai tha se skuadra kishte bërë mirë por jo plotësisht, aq sa i kishte kërcënuar që të mos shpërqendroheshin.

Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? U thashë ‘dijeni që nëse do të humben pikë në këtë ndeshje sot, do t’ju vras’. Kështu ju kam thënë, pyetini çfarë u ka thënë trajneri. Shpëtuan veten e vet. E keni parasysh kur rezultati është 0-2 dhe mund të humbësh ndeshjen, na ka qëlluar që kemi humbur në minutat e fundit.

Problemi është që kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del nga vetja jote. I përgëzoj për mënyrën se si qarkulluan në disa momente topin, por u vonuan shpesh për të vertikalizuar.Meritat i shkojnë lojtarëve se ata vrapojnë në fushë, ne jemi këtu për të na gjykuar të tjerët. Unë i pranoj të gjitha por shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë”, përfundoi Josa.

Advertisement