Kronike
FOTO/ Efektivi që i shpëtoi atentatit në Vlorë
Nako Mehmetaj është një prej efektivëve të policisë që i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Sipas policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë dhe ndodhej në Vlorë në makinë me kolegun e tij, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë Anxhelo Breshanaj, kur një makinë është afruar paralelisht dhe një person ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Fatmirësisht dy policët kanë shpëtuar pa dëmtime.