Bota
Sulm me thikë në Kanada,10 viktima dhe 15 të plagosur
KANADA- Të paktën 10 persona dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me thikë nga dy persona në Saskatchewan. Ata goditën persona rastësor në 13 vende të dy komuniteteve.
“Ne kemi gjetur 10 individë të vdekur në 13 lokacione në komunitetin e James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatchewan,” tha në një konferencë shtypi Ndihmës Komisionerja e Policisë Kanadeze Rhonda Blackmore.
Dy të dyshuarit, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe vlerësohet se janë të armatosur dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë.
Autorët e sulmit me thikë në Kanada
Banorët janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive, teksa kërkimi masiv për të dyshuarit vazhdon.
“Mos u largoni nga vendet e sigurta. Jini të kujdesshëm kur lejoni banorët e tjerët të hyjnë në shtëpinë tuaj”, tha policia kanadeze përmes një postimi në Twitter.
Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë kartat e identifikimit të shoferëve dhe udhëtarëve. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Kri, një komuniteti indigjen me rreth 2.000 banorë në verilindje të Ueldonit.
Kryeministri kanadeze, Justin Trudeau e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm”.
“Jam i tronditur nga sulmet e sotme. Përgjegjësit për këto sulme të neveritshme duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.