Connect with us

Sport

Allegri dhe surpriza për të befasuar PSG-në

Sa më shumë që afrohet ora a 21:00, aq më shumë rritet dëshira e Massimiliano Allegrit dhe stafit të tij për të befasuar PSG-në me një Juventus agresiv dhe të vendosur.

Në fund të fundit, kjo është teorikisht ndeshja në të cilën bardhezinjtë kanë më së paku për të humbur në mesin e gjashtë atyre që do të duhet të luajnë në grupin e tyre.

Zgjidhja do të ishte një mbrojtje me tre lojtarë, Danilo, Bonucci dhe Bremer dhe një repart sulmues me dy lojtarë kryesorë, pikërisht Vlahovic dhe Milik.

Të “humbur” do të ishin mbrojtësit e krahut, të cilët për më tepër nuk ofrojnë asgjë të veçantë në këtë periudhë, në të vërtetë, për një mesfushë me pesë lojtarë me Paredes, Rabiot dhe Miretti dhe nga jashtë Kostic në të majtë dhe në të djathtë ndoshta McKennie, i dobishëm jo aq në fazën e shtytjes në krah, por për të mbuluar. Në mes kur i riu Miretti do të tentojë të migrojë drejt zonës kundërshtare.

Sport

“Çmenden” tifozët kuqezi, 50 mijë shqiptarë në stadium për ndeshjen me Italinë

Shqipëria do të zbresë në fushën e “Signal Iduna Park” në orën 21:00 të mbrëmjes së të shtunës për të luajtur ndeshjen e parë të fazës finale në Euro2024, përballë Italisë së Luciano Spalletit.

Djemtë kuqezi janë përgatitur maksimalisht për sfidën dhe po aq seriozisht e kanë marrë prezencën e Kombëtares në Europianin e Gjermanisë, edhe tifozët shqiptarë.

Sipas ESPN-së, e cila i referohet burimeve, UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë shqiptarë në impiantin prej 80,000 vendësh të Dortmundit.

“Edhe pse Signal Iduna Park mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 tifozësh gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë blerë biletat për ndeshjen e parë të vendit të tyre që shkon në një turne madhor për herë të dytë që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë”, shkruan ESPN.

Pikërisht ky numër tifozësh kundër Italisë, sipas ESPN do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Më tej media amerikane për të treguar se interesi i shqiptarëve për Europianin është tepër i lartë, nënvizon faktin se Parlamenti ka pezulluar punimet për 10 ditë për të mundësuar që ministrat dhe deputetët të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Continue Reading

Sport

Trajneri i Spanjës jep “alarmin”: Kujdes Shqipërinë, të bëjnë keq

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, foli për “Euro2024” dhe mbi të gjitha për Grupin B ku bën pjesë edhe “Furia e Kuqe”:

“Më duket edicioni me nivelin teknik më të lartë në histori. Nuk mbeti jashtë asnjë, pres një turne pa një favorit të qartë, janë afro 8-10 skuadra që mund të fitojnë. Ky mund të jetë një Evropian historik për futbollin, nga ato turne që shënjojnë një epokë”, u shpreh De la Fuente, duke u ndalur më pas te Grupi B:

“Është grupi më i fortë nga të gjithë, por për të fituar duhet të mposhtësh më të mirët, ne jemi këtu për këtë, për ta provuar. Me Kroacinë dhe me Italinë kemi luajtur në Evropianin e fundit dhe në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Dalic ka ndryshuar më pak në raport me ne dhe Italinë. Vitet kalojnë për lojtarët kyç, por Kroacia mbetet e njëjtë, ata kanë një ndjeshmëri nacionale të pabesueshme. Është impresionuese se si një vend kaq i vogël të prodhojë kaq shumë lojtarë të një niveli kaq të lartë.
Duhet pasur kujdes edhe Shqipërinë, mbase jo shumë të njohur për publikun në nivele të larta, por janë një skuadër me shumë elementë të vlefshëm. Kanë një trajner që i ka dhënë ekipit një stil dinamik dhe agresiv. Luajnë mirë, do t’i bëjnë keq çdo kujt që do të shpërqendrohet.

Italia? Lojtarë optimal dhe një trajner të shkëlqyer. Italia mbetet gjithnjë një fuqi e futbollit, edhe në momentet jo të mira, mbetën jashtë dy Botëroreve, por në mes fituan Evropian”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Spanjës për La Gazzetta dello Sport.

Continue Reading

Sport

Gennaro Gattuso del sërish në skenë, do të ulet në stolin e Hajduk Splitit

Gennaro Gattuso do të shkojë në Kroaci. Ish-trajneri i Olympique Marseille së fundi, këtë të mërkurë zyrtarisht u bë trajner i Hajduk Splitit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.

46-vjeçari italian kishte qenë pa klub që kur u largua nga Marseille shkurtin e kaluar. Ai mori pjesë vetëm në 24 ndeshje me OM, ku arriti nëntë fitore përpara se të shkarkohej nga klubi francez pas rezultateve të dobëta.

 

Kampioni i botës italian më 2006 arrin në krye të një ekipi të dashur për një tjetër ish-trajner të Marseille: Igor Tudor, të cilin ai e zëvendësoi.

 

Kroati, i lindur në Split, kishte luajti në klubin e qytetit të tij dhe më pas e drejtoi atë për shumë vite. Hajduk Splitit përfundoi në vendin e tretë në kampionatin e kaluar kroat.

Continue Reading

Sport

I impenjuar me Shqipërinë në Europian, bie një pistë për të ardhmen e Brojës

E ardhmja e Armando Brojës në udhëkryq. Sulmuesi shqioptar, pas rikthimit nga huazimi, me gjasë do të ndajë rrugët me Chelsean. Një prej skuadrave më të interesuara ishte Monaco, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi nga Principata nuk ka avancuar në tratativat për futbollistin dhe tashmë po kërkon për alternativa të tjera.

Armando Broja është i impenjuar me Shqipërinë, në Europianin e verës që nis pas pak ditësh. Ylli kuqezi pritet të udhëheqë sulmin kuqezi, në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Continue Reading

Sport

Legjenda e Liverpul për “Telegraph”: Grupi B do të jetë fatal për Italinë

Për Xhimi Karrager nga Grupi B do të mbijëtojnë skuadra si Spanja dhe Kroacia.

Në këndin e tij të opinionistëve, ish-mbrojtësi legjendar i Liverpul ka parashikuar se ky grup, i konsideruar si “i ferrit”, do të jetë fatal për kampionët e Europës në fuqi.

“Për mendimin tim Italia nuk kalon fazën e grupeve.

Ata gjenden në një grup të fortë dhe mund ta kenë shumë të vështirë që të kualifikohen edhe mes të tretave më të mira të turneut”, tha Xhimi Karager.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING