Lifestyle
Zbuloni 12 ligjet e ‘Karmës’
Termin “Karma” e përdorim gjerësisht, ndonjëherë edhe pa qenë vendi apo konteksti i duhur.
Por a e njohim siç duhet karmën dhe ligjet e saj? Në thelb, shpjegimi i shkurtër i Karma-s është të merrni gjithçka që keni dhënë, qoftë ajo e mirë apo e keqe.
Për ta bërë këtë siç duhet, ndoshta fillimisht duhet të njiheni me ligjet e saj.
1. Ligji “i madh”
Çdo gjë që i dërgojmë universit, kthehet pas tek ne, në një mënyrë ose tjetër.
2. Ligji i krijimit
Jeta nuk ndodh krejt nga hiçi, duhet t’i bësh gjërat të ndodhin.
3. Ligji i përulësisë
Njeriu duhet t’i pranojë gjërat si janë, vetëm kështu mund t’i ndryshojë ato.
4. Ligji i rritjes
Kur ndryshojmë veten, edhe jeta jonë ndjek rrjedhën e nisur dhe ndryshon gjithashtu.
5. Ligji i përgjegjësisë
Ne duhet të jemi përgjegjës për çfarë ndodh dhe kemi në jetën tonë.
6. Ligji i lidhjeve
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë dhe do të jetë gjithmonë të lidhura.
7. Ligji i fokusimit
Ne s’mund të mendojmë për 2 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.
8. Ligji i bujarisë dhe mirësjelljes
Sjellja jonë duhet të kombinohet me mendimet dhe veprimet tona.
9. Ligji i “këtu dhe si”
Ne s’mund të jemi prezent askund nëse vazhdojmë të shohim pas.
10. Ligji i ndryshimit
Historia përsërit veten derisa të mësojmë prej saj dhe të ndryshojmë rrugën tonë, nëse duam ta bëjmë.
11. Ligji i durimit dhe shpërblimit
Shpërblimet më të mëdha kërkojnë durim dhe sakrifica.
12. Ligji i frymëzimit dhe domethënies
Shpërblimet s’janë gjë tjetër veçse rezultat i energjisë dhe përpjekjeve që ne bëjmë.