Connect with us

Rajon

‘Skifterët’ shqiptarë plaçkisin ishullin grek

Një 32-vjeçar dhe një 45-vjeçar, shtetas shqiptarë, të identifikuar nga Nëndrejtoria e Policisë së Mikonos, kanë marrë sende me vlerë 200 mijë euro nga një vilë.

Dy shqiptarët akuzohen për gjithsej 12 raste vjedhjesh në ndërtesa luksoze në ishull. Ata dyshohet se kishin një “dobësi” për orat e markave. Në një rast është marrë një orë Patek Philippe, ndërsa në një tjetër rast viktima ka deklaruar se nga vila i është vjedhur një orë me vlerë 40 mijë euro.

Hajdutët kishin në shënjestër komplekse me qira, të cilat jepen për disa mijëra euro për turistë të pasur. Sipas policisë, aksioni i tyre ka nisur që në fillim të sezonit turistik. Pasi shikonin akomodimin dhe siguroheshin që qiramarrësit ishin larg, ata hapnin dyert e ballkonit. Më pas me lëvizje të shpejta kontrollonin të gjitha ambientet dhe kanë rrëmbyer para të gatshme, bizhuteri, rroba të shtrenjta dhe ora.

12 rastet e hetuara kanë të bëjnë me periudhën nga 11 qershori deri më 24 korrik. Sipas deklaratave të viktimave, llogaritet se snedet e vjedhura arrijnë deri në 405 mijë euro.

Advertisement