Connect with us

Pinknews

Çfarë është sindroma nga e cila vuan Justin Biber

Justin Bieber sapo ka njoftuar se po e ndërpret turneun për shkak të shëndetit të tij.

“Pasi dola nga skena, më pushtoi rraskapitja dhe kuptova se duhet të bëj prioritet shëndetin tim tani”, tha ai duke kujtuar sindromën e rrallë që vuan.

Në qershor, ylli i popit tregoi publikisht fytyrën e tij të paralizuar nga njëra anë, me një sy gjysmë të mbyllur dhe me dobësi në shprehje, duke përmendur hapur për herë të parë sindromën Ramsay Hunt.

Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim i rrallë neurologjik që prek zakonisht të rriturit mbi 60 vjeç, por duket se ka gjasa të ndodhë edhe tek të rinjtë.

Çrregullimi karakterizohet nga dobësi ose paralizë e fytyrës dhe skuqje në vesh ose gojë. Simptomat janë zakonisht në njërën anë të fytyrës.

Sindroma Ramsay Hunt shkaktohet nga virusi varicella zoster (VZV), i njëjti virus që shkakton linë e dhenve tek fëmijët dhe herpes zoster tek të rriturit. Në sindromën Ramsay Hunt, virusi i variçela-zosterit joaktiv (i fjetur) më parë riaktivizohet dhe përhapet për të prekur nervin e fytyrës.

Trajtimi për sindromën Ramsay Hunt përfshin barna anti-inflamatore (steroide) për të reduktuar dhimbjen dhe ënjtjen nervore. Zakonisht ka një prognozë të mirë kur trajtimi fillon brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave. Megjithatë, disa pacientë mund të kenë paralizë të përhershme të fytyrës ose humbje dëgjimi.

Advertisement