Bota
Flamujt ukrainas rikthehen në rajonin e Kharkiv
Flamujt ukrainas rivendosen në rajonin e Kharkiv. Ministria ukrainase e mbrojtjes tha se kishte rimarrë qytetin e Balakliya, nëntëdhjetë kilometra larg nga Kharkivi.
Dukes se kundërofensiva e Ukrainës në Lindje është në zhvillim të plotë. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, trupat ukrainase kanë rifituar kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve të pushtuara nga ushtarët rusë në rajonin rreth Kharkiv. Nga videot e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes duket qartë synimi për të përqendruar armë dhe njerëz në Kharkiv dhe Donbass.
“Tërheqja e trupave synon të mbështesë përpjekjet përgjatë frontit të rajonit të Donetskut”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes
“Ushtria e Kievit po jep maksimumin, duke treguar se në Ukrainë nuk ka vend për pushtuesit” – tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë takimit mes ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologes së tij gjermane Annalena Baerbock, u fol për furnizimin e Ukrainës me tanke Leopard dhe sisteme të avancuar të mbrojtjes ajrore.