Aktualitet
Paraardhësi e kishte shumë të gjatë/ Xhoi Jakaj për mjekrën e policëve
Në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka lënë disa porosi për vartësit e tyre. Mësohet se Rrumbullaku u ka kërkuar policëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullin e mosmbatjes së mjekrës. Ky rregull, gjatë kohës që policia e Shtetit Drejtohej nga Gledis Nano, kishte tolerancë për efektivët që kishin dëshirë të mbanin mjekër.
Më tej kreu i Policisë së Shtetit u kërkoi vartësve të dalin në terren dhe “jo ta ndjekin krimin nga zyra”.
Ky rregull, i cili u bë shumë virale në rrjet, u komentua ditën e sotme edhe nga Xhoi Jakaj, ish-drejtuese e një institucioni sigurie.
“Nuk i kërkon llogari të dalë në terren dhe jashtë orarit të punës, edhe ai ka familje. Pata komunikim me disa drejtorë të rretheve.
Një pjesë e mirë ishin mërzitur për mjekrën. Kjo u bë meme në portalet shqiptare, por mendoj se është rregulli më i drejtë i shkruar që nga mesi i vitit 2015 dhe nuk është zbatuar”, vijoi Jakaj.
E pyetur se pse Rrumbullaku e ka kaq merak, ajo u shpreh:
“Ndoshta paraardhësi i tij e kishte shumë të gjatë. Kur u bë Gledis Nano drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thashë ‘sa mirë që është në krye, vizionar, por shtova sa keq e ka këtë mjekër’”.
Jakaj tha se nuk i pëlqeu pasi pamja e jashtme është e barazvlefshme me pamjen e një mësueseje dhe pedagoge.
“Nuk je i besueshëm nëse nuk je i paraqitur mirë”, u shpreh Jakaj.
Jakaj: Nuk je aktor hollywood-i apo model
https://bit.ly/3de7kYm