Pinknews
Si ka mundësi/ Sara tregon të vërtetat e saj si blogere
Sara Hoxha në intervistën e saj ka treguar se “Instagram”-in e përdor edhe për të fituar më shumë të ardhura, pasi, pse jo “Instagram”-i është një platformë që duhet shfrytëzuar. Por e pyetur nëse ajo ka reklamuar ndonjëherë produkte që ajo vetë nuk i ka provuar, Sara është përgjigjur që e ka bërë këtë gjë.
“Duhet të them të vërtetën që PO, e kam bërë njëherë. Por në momentin që e kam provuar produktin dhe nuk e kam pëlqyer, nuk e kam vazhduar më bashkëpunimin, edhe pse mua do të më leverdiste, por nuk ua bëj dot këtë ndjekësve të mi”.
…
Sara Hoxha është një ndër vajzat më të dashura të “showbizz”-it, e sidomos që pasi bënë publike lidhjen me reperin Ledri, ajo ka fituar edhe më shumë popullaritet. Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ndan momente nga jeta e saj private dhe nga përditshmëria e saj.
Në një intervistë ajo u pyet për 3 tiparet që vlerëson më shumë te Ledri dhe Sara u përgjigj se ajo vlerëson faktin se bashkëshorti i saj është: punëtor, nuk është ziliqar, dhe është baba shumë i mirë.
“Një nga tiparet që unë vlerësoj shumë te Ledri, është se ai është shumë punëtor. Punon gjithë kohës, përveçse në gjumë. Madje, edhe në gjumë punon se i del gjumi dhe bën rima. Është shumë punëtor.
E dyta është se nuk është shumë ziliqar, nuk punon vetëm për veten e vet, por ka qejf që të gjithë të jenë mirë.
Nuk e di a mund ta quaj virtyt, fakti që ai është një baba shumë i mirë. Realisht nuk e kam pritur se do të jetë një baba kaq i mirë, por është ‘the best'”