Politike
Sulmi kibernetik, publikohet llogaria e Çuçit
Irani ka sulmuar Shqipërinë duke shkaktuar dëme në shumë portale të administratës, por edhe në sistemin TIMS. Më 17 korrik ra pre e-Albania, por sipas Microsoft, porta e parë hyrëse ishte ‘administrata.al’. Me emailin që qarkullon nga iranianët zbulohet se përse e kishin aq të lehtë që të hakerohej sistemi i administratës dhe jo vetëm.
Genc Sejko ka publikuar një email të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ndau me “Paradhomën”, kredencialet e tij të llogarisë në faqen “Gati për Shqipërinë”.
“Gati për Shqipërinë, email: Bledar.Cuci@mb.gov.al, Brendshme!123,“-shkruhet në email. Ndërsa Sejko, i cili ka shpërndarë emailin shkruan: Normale që hakerohet sistemi kur ministri dora vetë shpërndan kredencialet me e-mail.
Por çfarë është gatipërshqipërinë@kryeministria.al?
Është platforma që kryeministri Rama lancoi në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Mund të kontaktojnë direkt me kryeministrin apo me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e qeverisë.