Connect with us

Politike

Qeveria merr vendimin: Rritje 9.5% e pensioneve, rritet edhe…

Ashtu siç e kishte parashikuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve. Këtë e njoftoi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën 9.5%. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë  nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën sot”, tha për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha gjithashtu se Bordet e Transparencës do të jenë në funksion për aq kohë sa tregu lokal ndikohet ende nga çmimet e tregjeve ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm”, u shpreh Ministrja

Këshilli i Ministriave miratoi rritjen e pagës me 7%, ku shkon në 34 mijë lekë dhe përfitojnë 900 mijë shqiptarë. Pensionet, nga ana tjetër, do të rritën me 9,5% për herë të dytë pas muajit prill. Kto ndryshime janë pjesë e Rezistencës Sociale, ku Kuvendi miratoi më 8 shtator aktin normativ për ndryshimet e buxhetit.

 

Advertisement