Kronike
Arrestohet shqiptari, fshehu brenda bukës 20 mijë paund
Një shtetas shqiptar në Britaninë e Madhe kishte fshehur 20,000 pund para brenda “baguette-ës ” të mbështjella me letër alumini. Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas për në Shqipëri dhe se në automjet nuk kishte para, por pas kontrollit, ata i gjetën më shumë se 20,000 pund.
Para nuk u gjetën vetëm brenda bukës por edhe në xhepat e tij, më shumë se 15,000 paund, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën 5,000 pund.
Shqiptari i arrestuar sipas mediave të huaja është Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe . Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi. Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.