Connect with us

Kronike

Polici u infiltrua si pacient, si u arrestua mjeku

F.M, mjek reanimator në Spitalin e Traumës në Tiranë u arrestua ditën e sotme pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë lekë ryshfet nga një pacient.

Por pacienti në të vërtetë ishte një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh.

Hetimet po vijojnë pasi dyshohet se një tjetër mjek i këtij Spitali ka marrë ryshfet nga pacientët.

Ai u arrestua në ambientet e spitalit nga agjentët  e policisë së Tiranës dhe u shoqërua në komisariat.

Advertisement