Connect with us

Politike

Dosja Partizani/ Thirren në SPAK, Ruli, Imami, Gjunkshi

SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani. Ndërkohë sot do të pyeten ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe Xhemal Gjunkshi.

Pak ditë më parë në SPAK janë paraqitur ish-ministrat e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazment Oketa, ndërsa një ditë më parë është paraqitur edhe gjenerali Vladimir Qirjazi. Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

 

Advertisement