Pinknews
Eurovizion 2023, zbulohet qyteti ku do të mbahet
Kënga fituese e vitit të fundit të Eurosong, ishte nga Ukraina dhe sipas rregullave të këtij festivali, edicioni i radhës duhej të mbahej në këtë shtet.
Si pasojë e agresionit rus kjo është bërë e pamundur, dhe Eurovizioni ka zbuluar sot shtetin se ku do të mbahet kompeticioni.
Me anë të një njoftimi në Twitter, bëhet me dije se ky edicion do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, në qytetin e Liverpulit.