Connect with us

Bota

Radhë kilometrike për karburant, Franca rrezikon…

Radhë kilometrash në pikat e hapura dhe që kanë ende karburant.

Në Francë, një e treta e distributorëve kanë mbetur pa naftë e benzinë për shkak të krizës së shkaktuar nga problemet e furnizimit dhe grevat për pagat.

Nga Lille në Paris, në zona të ndryshme të Francës,  shumë e kaluan fundjavën në makinën e tyre duke pritur që të mbusheshin për gjithë javën.

Parisi nuk përjashton që të përdorë për furnizim, stoqet strategjike shtetërore për të qetësuar deri diku situatën.

Aktualisht, sipas ekzekutivit, mungesa totale ose e pjesshme e karburanteve ka të bëjë me 15% të pikave të servisit.

Advertisement