Pinknews
E kuqja tërbon demin
Rina Balaj pas ndarjes nga Sin Boy sa vjen dhe shfaqet edhe më provokuese.
Së fundmi këngëtarja bukuroshe ka ndarë me 350 mijë ndjekësit e saj disa foto, ku shfaqet mjaft sensuale, teksa mban një set të brendshmesh të kuqe.
“Buzëkuq i kuq, petale trëndafili, zemërthyer. Unë isha Marilyn Monroe e tij”, ka shkruar Rina krah fotos.
A është ky një mesazh për ish-partnerin e saj? Pak kohë më parë në rrjet u shfaq një foto ku Sin Boy shfaqej krah një vajze tjetër, pak kohë pas ndarjes me Rinën. Menjëherë rrjeti “shpërtheu” në komente, ku aluduan se Sin Boy ka nisur një lidhje të re, duke “harruar” kështu shumë shpejt Rinën.