REAGIM
Mitet, dashuria dhe fuqia shkatërruese e urrejtjes
Mitet janë vendi ku mësojmë se çfarë është dhimbja, dashuria, dëshpërimi dhe pasioni. Kush prej jush nuk e ka përjetuar, të paktën një herë në jetë, vuajtjen e dashurisë së pashpërblyer? Mundimin e xhelozisë? Fuqinë shkatërruese të urrejtjes? Për këto flet ‘Medea’, tragjedia e një gruaje që vret fëmijët e saj për t’u hakmarrë ndaj të dashurit. Konflikti midis ligjit dhe ndërgjegjes, nga ana tjetër, është thelbi i ‘Antigonesë’, i cili do t’ju bëjë të pyesni veten: Duhet t’ju bindemi verbërisht ligjeve apo të veprojmë sipas ndërgjegjes?
A keni dëgjuar ndonjëherë për ‘Mitin e Piramusit’ dhe ‘Thisbe’? Është historia tragjike e dy të dashuruarve të kundërshtuar nga të afërmit e tyre. Urrejtja dhe grindjet familjare i çojnë dy të rinjtë drejt vdekjes. Tingëllon e njohur për ju? Po, Shekspiri u frymëzua nga miti i Piramusit dhe Thisbe për të shkruar ‘Romeo dhe Zhulietën’. Dhe kush më mirë se Narcisi mund të pasqyrojë kufijtë e një njerëzimi egocentrik, autoreferencial, të mbyllur në solipsizmin e tij psikik?
Narcisi, Fedra, Medea, Edipi do t’ju flasin për konfliktet psikike të njeriut, për të vërtetat e tij të brendshme. Letërsia greke dhe latine është një udhëtim nëpër njeriun, brenda njeriut. Një udhëtim për të zbuluar njeriun. Është vendi ku mëson se çfarë është dhimbja, dashuria, dëshpërimi, pasioni, ku do të gjesh historinë e miqësive të mëdha. Legjendare është miqësia mes Akilit dhe Patroklit, një miqësi mjaft e fortë për t’i dhënë fund një lufte. Sot ende e ‘kemi nër këmbë’ një luftë…atë në Ukrainë…