Connect with us

Bota

Kërcënimi/ Princesha Amali e mbyllur në shtëpi

Princesha Amali e mbyllur në shtëpi/ Kryeministri: Lajm i tmerrshëm

Nuk ka paqe për trashëgimtaren e re të fronit të Holandës, Amalia, sërish viktimë e kërcënimeve që e kanë detyruar  të mos dalë nga rezidenca e saj, për arsye sigurie.

Lajmi vjen nga familja mbretërore holandeze, prindërit e saj, të cilët gjatë një vizite shtetërore në Suedi folën për atë që është quajtur “një situatë e vështirë”.

Amalia nuk del nga shtëpia dhe kjo ka pasoja të mëdha në jetën e saj. Ajo nuk jeton në Amsterdam dhe nuk del jashtë, nuk jeton si të gjitha studentet e moshës së saj – tha mbretëresha.

Për ngjarjen ka folur edhe kryeministri Mark Rutte:

Ky është një lajm i tmerrshëm. Sigurisht, për momentin nuk mund të them asgjë për kërcënimet, por mund t’ju them se ne të gjithë po bëjmë çmos për t’u siguruar që princesha të jetë e sigurt.

Dy vite më parë, Amalia e re ishte në shenjeshtër të një përndjekësi, autor i qindra mesazheve dashurie drejtuar saj. Pasi u identifikua, 32-vjeçari përfundoi në pranga dhe u dënua me 3 vite burg.

Advertisement