Connect with us

Sport

Telashet nuk kanë fund për sulmuesin e Manchester United

Policia britanike ka vënë sërish në pranga futbollistin e Manchester United Mason Greenwood nën akuzën se ka thyer masën e sigurisë të caktuar më herët nga gjykata.

Sulmuesi 21 vjeçar u arrestua në janar të këtij viti nën akuzën e dhunës seksuale. Ai gjithashtu akuzohet se kishte kërcënuar me vdekje një vajzë.

Aktualisht për Greenwood nuk është ngritur asnjë akuzë, por masa e tij e sigurisë u shty deri në muajin qershor.

Një përfaqësues i policisë së Manchester tha se futbollisti shkeli lirimin me kusht dhe një hetim është duke vijuar.

Karriera e Greenwood pësoi një goditje të rëndë pas akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim në janar. 21 vjeçari aktualisht është pezulluar nga stërvitja me klubin ndërsa humbi dhe sponsorët.

Advertisement