Connect with us

Bota

Lufta/ Kievi akuzon Iranin për dronët kamikazë

Ushtria ukrainase ka zmbrapsur kundërofensivën ruse në njëmbëdhjetë pika përgjatë frontit. Kievi thotë se nuk ka hasur në asnjë pengesë, por vetë presidenti ukrainas Zelensky pranoi se ushtria është nën presion në disa zona, veçanërisht pranë qytetit të Bakhmut, në rajonin e Donetsk.

Qyteti i Zaporizhzhia dhe rajoni Dnipropetrovsk u prekën nga sulme me dron kamikaze, të cilin Rusia po i përdorë për të goditur infrastrukturat strategjike. Gjithashtu Kievi ka akuzuar Iranin si bashkëpunëtor në krimet e Rusisë, pasi është ai që po e furnizon Moskën me to, por Teherani e mohon atë.

Sipas disa mediave ukrainase, ushtria e Kievit po lë të kuptohet për një kundërofensivë në rajonin e Kherson, qyteti i parë i madh i pushtuar nga rusët, ku për momentin aktivitetet e trupave ukrainase janë të kufizuara në bombardime, raporton Moska. Ditët e fundit Kremlini kishte njoftuar evakuimin e popullsisë.

Advertisement