Rajon
Energjia afron Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut
Nuk është se u gjet Graalit i Shenjtë, por jemi pothuajse afër…
Me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike të krijuar nga konflikti, Ballkani Perëndimorë po kërkon burime alternative për të minimizuar rolin e Rusisë si burimi kryesor i furnizimit me energji. Në forumin energjetik të mbajtur në Sofje, u përshpejtua projekti i gazsjellësit për furnizimin me gaz në Evropën Juglindore nga Azerbajxhani.
“Përpjekjet, për të ulur varësinë nga gazi rus dhe për të gjetur një furnizues të ri në Azerbajxhan, ishin të suksesshme” – tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kriza energjetike ka inicuar gjithashtu një kurs të ri në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, deri vonë të tensionuara.
Sofja dhe Shkupi e lanë mënjanë këtë histori dhe diskutuan mundësinë e formimit të një grupi pune me qëllim përcaktimin e parametrave për transportin e energjisë elektrike nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut.
Hipoteza është se Bullgaria do të furnizojë drejtpërdrejt tepricën e saj të energjisë elektrike, duke ndihmuar kështu Maqedoninë e Veriut të kapërcejë mungesat.
Të përballur me sfidat e krijuara nga kriza energjetike dhe ekonomike, të dy vendet ranë dakord për nevojën e organizimit të një forumi ekonomik në të ardhmen e afërt për të diskutuar iniciativat e bashkëpunimit me qëllim përshpejtimin e zhvillimit socio-ekonomik të rajonit.