Bota
VIDEO/ 28 dronë kamikazë rusë sulmuan Kievin
Të paktën një person është vrarë pasi Rusia sulmoi me 28 dronë kamikazë kryeqytetin e Ukrainës orët e para të mëngjesit. Lajmi u bë i ditur nga Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit.
“Në mëngjes, 28 dronë fluturuan në drejtim të Kievit. Falë forcave tona të armatosura dhe mbrojtjes ajrore, shumica e ‘terroristëve fluturues’ u rrëzuan. Gjithsej pesë shpërthime u dëgjuan në Kiev. Njëri prej tyre është në një ndërtesë banimi në lagjen Shevchenkiv. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë shuarjen e strukturave të godinës dhe punën për çmontimin e mbeturinave. Më herët u shpëtuan 18 banorë të pallatit. Dy ishin nën rrënoja. Së fundmi është gjetur trupi i një gruaje të pajetë. Sipas të dhënave paraprake, nën rrënoja është edhe një person. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim”, u shpreh ai.