Connect with us

Politike

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane, Berisha flet për nderin që i ka bërë

Sali Berisha: Samir Mane ka kërkuar vetëm një gjë ndaj Sali Berishës. Kishte ndërtuar një park logjistik, kishte familje aty dhe më thoshte rregulloj çdo gjë përveç legalizimit. Ishte mbi 80 mijë metra katrorë. Asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar asgjë. Ka ndërtuar TEG-un, zero kërkesa ndaj meje. Për parkun logjistik i takonte që një pjesë të ishin magazina doganore. Ashtu siç po ecte Shqipëria, aty ndërtohej një zonë industriale e shkëlqyer. Por u la që të ndahej magazinimi. Se çfarë mbledhin njerëzit, nuk e di. Asnjë nder, asnjë favor. As Shefqet Kastrati, kurrë nuk ka kërkuar asnjë nder. Në mënyrë absolute nuk ka shkelur në zyrën time për të kërkuar asnjë favor. Naftën që injektonte ia tatonin me TVSH, për mua padrejtësisht, sepse tatohej përsëri kur nxirrej. Një grup ekspertësh me thoshin që nuk tatohet dhe në nxjerrj, por nuk ndërhyja përderisa e vendoste Ministria. Në tetë vite nuk është firmosur asnjë kullë.

Advertisement