Kosova
Të shtënat me armë në qendër të Podujevës, shkon në katër numri i të plagosurve
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të qytetit të Podujevës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, tha se të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë bluzat e bardha kanë deklaruar se të plagosurit kanë plagë të rënda, por momentalisht gjendja e tyre është stabile.
Konkretisht të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes. Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se aktualisht të plagosurit po iu nënshtrohen kontrolleve të nevojshme mjekësore. Policia gjithashtu shtoi se po ndërmerr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e plota kësaj ngjarjeje.