Kronike
Artan Hoxha ‘nxjerr nga xhungla’ videon e vrasjes së…
Janë publikuar pamjet e plota të vrasjes së Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Dy personat në fjalë mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit.
Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Së fundmi gazetari Artan Hoxha për këtë ngjarje deklaron se kjo është një vrasje e pastër me pagesë dhe një grabitje siç u pretendua. Sipas Hoxhës Bujar Lika i njohur si Ari, ka qenë njeriu më i afërt i Ervis Martinajt. Hoxha thekson se vrasësit janë kujdesur që të kryejnë porosinë deri në fund madje kanë krijuar edhe alibinë e grabitjes për të mos u zbuluar.
Pasi Eduart Lamaj hap zjarr, ka qenë Bujar Lika i cili njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ai i cili kundërpërgjigjet me pistoletë duke lënë të plagosur autorin Eduart Lamaj. Pasi ndodh vrasja miqtë e Eduart Lamajt, kanë mundur ta marrin të plagosur mikun e tyre dhe të ikin, ndërkohë që njeri prej tyre ruante me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit.