Rajon
Përdhunimi i 12-vjeçares/ Dalin mesazhet tronditëse me të ëmën e saj tutore
Të tjera të reja shokuese kanë dalë në dritë nga ngjarja e tmerrshme në Greqi kur një 12-vjeçare ëhstë përdorur nga një 52-vjeçar dhe nga e ëma e saj si punonjëse seksi. Sipas të dhënave të dala nga mediat greke, e mitura është përdhunuar 9 herë nga persona të ndryshëm, të cilët e ‘siguronin’ të miturën përmes një aplikacioni. Lajmi u bë edhe më shokues kur mediat publikuan se e ëma e vajzës jo vetëm që ishte në dijeni të situatës ku ndodhej e bija, por ajo e kishte dorëzuar me duart e veta te kriminelët. Së fundmi, disa përgjime të mesazheve mes vajzës dhe nënës së saj kanë vërtetuar gjithçka. E ëma e përdorte të bijën si ‘skllave’ për të kryer marrëdhënie seksuale me të rritur, qoftë edhe për një paketë cigareje. Teksa e bija kërkonte që kjo situatë të merrte fund, pasi nuk mundej më ti jepej meshkujve që e porosisnin, e ëma sërish këmbëngulte që ta përdorte të bijën si objekt për të vjelë para, qoftë edhe për shpenzime të vogla ditore.
Pjesë nga biseda:
Nëna: Çfarë do të bësh, u përgjigj ajo, ia dh**** racën
Vajza: Jo, nuk më është përgjigjur. Mos dërgo gjëra të tilla.
Nëna: Mirë
Vajza: Hajt se flasim
Nëna: Vitin tjetër. Fshi mesazhet.
Nëna: Çfarë ndodhi? Ndonjë lajm?
12-vjeçarja: Jo
Nëna: Nuk ia ke dërguar? Edhe ti po tallesh me mua më duket
12-vjeçarja: Ia kam dërguar SMS, nuk më përgjigjet. Ku po tallem me ty?
Nëna: Thuaj të të japë 40-50 euro dhe pastaj do t’ju japë përsëri kur të ktheheni.
12-vjeçarja: Hajde se flasim mami. I thashë, ajo thotë jo.
Nëna: Hajde… thuaj të paktën 20.
12-vjeçarja: Ajo tha jo.
Nëna: Për 20
12-vjeçarja: Hej mami, erdha këtu për tu qetësuar, jo të më thuash sërish të njëtat gjëra. Doja të qetësohesha, nuk duroj dot më, nuk mundem.
Nëna: A nuk tha për ndonjë 20 euro?
12-vjeçarja: Mami!
Nëna: Kërkoi të gjej 15 euro për cigare, se s’kam
12-vjeçarja: Përshëndetje mami!
Nëna: Të thash për të më dërguar para, jo përshëndetje
12-vjeçari: Po nuk më tha, më lër rehat dhe ti o ma. Më tha nuk mund ta them tani, në mëngjes.
Nëna: Dua të pi një cigare. Kishte mbaruar
12-vjeçarja: Dhe çfarë më intereson mua nëse do të pish cigare?
Nëna: Bëj diçka me të. Merri 15.
Kujtojmë se prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni. Por ngjarja tronditëse nuk përfundoi me kaq, disa detaje të tjera edhe më tronditëse, e ëma e vajzës ka përfunduar pas hekurave si e përfshirë në gjithë këtë masakër, raportojnë mediat e huaja. Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.
Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove. Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.