Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se rrahu Buçin, shefi i krimeve: Deputeti i PD më bëri presion

Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, Pashk Syziu ka dhënë deklaratën e tij rreth orës 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku është pretenduar se Marsel Buçi është dhunuar nga ky i fundit. Ai është shprehur se nuk ka ushtruar dhunë kundrejt askujt. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati gjatë momentit të marrjes në pyetje të dy të shoqëruar, ka ushtruar presion ndaj autoriteteve dhe ka pyetur në formë imponuese Marsel Buçin se cili nga punonjësit e policisë ka ushtruar dhunë ndaj ti.

‘Nuk kam rrahur askënd. Në zyrë hyri dhe deputeti i PD, Bledion Nallbati, më bëri presion‘- ka treguar ai.

Mbrëmjen e djeshme Buçi dhe Deizi Arapi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit, u shoqëruan në polici. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen. Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Syziu është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Advertisement