Connect with us

Kosova

Osmani ‘vulos e firmos’ – Del kundër SHBA

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar shtyrjen me 10 muaj të afatit për ndërrimin e targave që lëshohen nga Serbia, në targa të Republikës së Kosovës.

“Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë shteteve të QUINT-it” – u shpreh Escobar gjatë një interviste

Por kërkesa e emisarit të SHBA është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës

“Ka pasur kohë të mjaftueshme që serbët në Veri të vendit ti konvertonin targat e mjeteve te tyre. Kërkesa jonë është që të respektohet ligji” – deklaroi Vjosa Osmani duke e vendosur veten përballë SHBA, thënë kjo po të kemi parasysh fjalinë përmbyllëse të Escobar, i cili tha: Është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, institucionet e Kosovës t’i dëgjojnë”.

Në koment të situates aspka të këndshme ku po e vendos Kosovën Presidentja, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni i është drejtuar Albin Kurtit, duke thënë se ai po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur sipas tij, ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në të kundërt “pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!”

Ish-kryediplomati kosovar tha gjithashtu se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave. “Është e pafalshme nëse rrezikohet partneriteti me SHBA-të dhe partnerët tjerë europianë, me deklarata infantile e populiste, si ai i Vjosa Osmanit.

Advertisement