Connect with us

Politike

Figura të rëndësishme të PD kanë qenë SIGURIMSA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asgan Haklaj deklaroi se figura të rëndësishme të kësaj force politike, kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha, duhet të ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit për të votuar ligjin për hapjen e dosjeve.

“Sot Partia Demokratike është e ndarë, politikisht, juridikisht sepse është në gjykatë, moralisht, filozofikisht dhe në ideologji. Ndarja e fundit, ideologjikisht, ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, në votimin për hapjen e plotë të dosjeve të qytetarëve. Nata e së enjtes në Parlament, ishte një ekuinoks politik, tashmë do të ndriçohet se çfarë ka ndodhur edhe gjatë kohës së diktaturës dhe pasojet në neo-diktaturë.

Efektet e para po i shohim që tani, po publikohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, të PD-së, disa figura të rëndësishme po dalin bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit. Për shembull, Genc Ruli. Mediatikisht, njerëzit po flasin”, theksoi ai.

Advertisement