Sport
VIDEO/ Barcelona largohet me turp nga Champions
Champions League zhvilloi tetë duelet e së mërkurës, të vlefshme për raundin e pestë në grupe. Në 18:45 Inter fitoi 4-0 në shtëpi kundër Viktoria Plzen duke marrë biletën për në fazën me eleminim direkt në Champions League. Kësisoj, Barcelona zyrtarisht do luajë në Europa League në ndeshjet e radhës duke u renditur e treta në grupin C. Në ndeshjen tjetër, Porto fitoi 0-4 me Club Brugge në Belgjikë duke kaluar në 1/16 e kompeticionit.
Në Milano, Inter bëri detyrën duke fituar 4-0 me Viktoria Plzen. Golat e Mkhitaryan, dopieta e Dzeko dhe Lukaku bënë që zikaltërit të merrnin biletën për në fazën me eleminim direkt. Inter lë Barçën në vendin e tretë në grupin C, me katalanasit që do luajnë në Europa League. Nga ky grup Bayern Munich dhe Inter kalojnë më tej. Për zikaltërit pas dy muajve mungesë, në fushë u rikthyer edhe Lukaku, që tundi rrjetën pas katër minutash nga aktivizimi.
Në Belgjikë, Porto mori një fitore jetike 0-4 me Club Brugge. Belgët janë tanimë të kualifikuar si kokë grupi, me Porto kalon në 1/16 si e dyta në grup. Golat për Porto u shënuan nga Taremi (dopietë), Evanilson dhe Eustaqui.
Në 21:00 u zhvilluan gjashtë duelet e tjera. Liverpool fitoi 0-3 me Ajax në Amsterdam, duke kaluar më tej. Në Madrid, Atletico barazoi 2-2 me Leverkusen duke humbur të drejtën për të kaluar më tej. Në grupin B Brugge dhe Porto kalojnë në 1/16, me djemtë e Simeone që do konkurrojnë me Leverkusen për një vend në Europa League në përballjet e fundit.
Në Spanjë, Barcelona e cila e humbi mundësinë për të kaluar grupin u mposht 0-3 nga Bayern Munich. Për gjermanët shënuan Mane, Chopu-Moting dhe Pavard. Bayern dhe Inter kalojnë më tej, duke lënë Barçën në Europa League.
Eintracht Frankfurt fitoi 2-1 me Marseille, ndërsa Napoli fitoi 3-0 me Rangers duke kryesuar grupin A. Në grupin D Tottenham dhe Sporting barazuan 1-1. Grupi D do vendos skuadrat e kualifikuara në ndeshjet e fundit, me Tottenham që ka tetë pikë, Sporting dhe Frankfurt kanë 7 pikë, ndërsa Marseille ka gjashtë pikë.
Champions League – Rezultatet finale:
Ora 18:45
Club Brugge 0-4 Porto (Taremi 33′, 70′, Evanilson 57′, Eustaquio 60′)
Inter 4-0 Viktoria Plzen (Mkhitaryan 35′, Dzeko 42′, 66′, Lukaku 87′)
Ora 21:00:
Ajax 0-3 Liverpool (Salah 42′, Nunez 49′, Elliott 52′)
Altetico Madrid 2-2 Bayer Leverkusen (Carasco 22′, de Paul 50′ / Diaby 9′, Hudson-Odoi 29′)
Barcelona 0-3 Bayern Munich (Mane 10′, Choupo-Moting 31′, Pavard 90+5′)
Frankfurt 2-1 Marseille (Kamada 3′, Kolo Muani 27′ / Guendouzi 22′)
Napoli 3-0 Rangers (Simeone 11′, 16′, Ostigard 80′)
Tottenham 1-1 Sporting (Bentancur 80′ / Eduard 22′)
Napoli fitoi 3-0 me Rangers duke kryesuar grupin A. Golat e Simeone (dopietë) dhe Ostigard i dhanë tri pikët e radhës suadrës së Spallettit, që është më 15 pikë të plota në krye duke lënë pas Liverpool. Me biletën të siguruar për në 1/16, italianët luajtën pa presion para tifozëve të tyre, teksa pas Bayern bëhen skuadra e dytë që marrin pesë fitore në grupet e Ligës së Kampioneve.
Champions League zhvilloi tetë duelet e së mërkurës, të vlefshme për raundin e pestë në grupe. Në Spanjë, Barcelona e cila e humbi mundësinë për të kaluar grupin u mposht 0-3 nga Bayern Munich. Për gjermanët shënuan Mane, Chopu-Moting dhe Pavard. Bayern dhe Inter kalojnë më tej, duke lënë Barçën në Europa League.
VIDEO/ Fitore e madhe kundër kryesuesve, Porto mban gjallë shpresat për në 1/16 e Champions