Kosova
RTK: 4% e kosovarëve janë analfabetë
Një emision i transmetuar në Radio Televizionin kombëtar të Kosovës, RTK ka ngjallur shumë polemika në rrjet. Bëhet fjalë për trajtimin e temës së analfabetizmit në Kosovë.
Në emision u tha se sipas gjetjeve, rezulton se shkalla e analfabetizmit është më e larta në rajon dhe kjo vjen si pasojë e braktisjes së shkollimit. Ndër të tjera u tha se është në 40% shkalla e analfabetizmit funksional në Kosovë.
4.8% e popullit në Kosovë ose 55 mijë persona janë analfabetë të deklaruar, gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
Braktisja e shkollimit në vend është 0.05%, e theksuar në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian si shkak si kushteve ekonomike dhe atyre sociale.