Connect with us

Kronike

Akseidenti/ Shoferi i ‘Audi-t’ pëson infarkt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur. 48 vjeçari i identifikuar si Edi Llupo, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike. 48-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement