Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Dhunoi rëndë një nxënës, pezullohet mësuesi në Bilisht

Është pezulluar nga puna mësuesi i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.

Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore Rajonale, ndërsa ndaj ktij ka nisur edhe një hetim disiplinor.

Për dhunën e mësuesit ndaj nxënësve janë ankuar prindërit te drejtoria e shkollës.

Një nxënë deklaroi për mediat se mësuesi i ka goditur me bidonë uji, disa ditë më parë gjatë orës së mësimit.

Bëhet e ditur se mësuesi ka dhunuar edhe 4 nxënës të tjerë, mes tyre dhe një vajzë.

Advertisement