Connect with us

Lifestyle

Makeupi që quhet ‘kam ftohtë’

Vetëm TikTok mund ta bëjë një fytyrë të “djegur” nga era, të duket elegante. Trendi i grimit “kam ftohtë” po fillon të qarkullojë në platformë dhe duket kaq interesant.

Vlogers, nëpërmjet blush-it të mollëzave, po imitojnë nuancën rozë në të kuqe, që njerëzit me nuanca të zbehta të lëkurës marrin, veçanërisht kur qëndrojnë për shumë gjatë jashtë në një ditë dimri.

“Skuqja” ndodh zakonisht në hundë dhe rreth faqeve, aty ku do aplikohet dhe blush-i. Në fytyrë duhet të jenë aplikuar produkte mat, pra pa shkëlqim.

Të gjithë grimierët pranojnë se tashmë blush-i nuk është vetëm për mollëzat. Prandaj, aplikoni pak edhe në faqe, hundë, mbi buzë dhe në qepalla, dhe sapo krijuat një #look të ri.

 

Advertisement