Kronike
Aksident i trefishtë në aksin Vau i Dejës-Bushat
Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Vau i Dejës-Bushat.
Mësohet se për pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Kujtojmë se e shtuna e kësaj jave ka nisur me një sërë aksidentesh thuajse në të gjithë vendit duke u nisur edhe nga prania e lagështisë në rrugë.
Aksidente janë raportuar në Kukës, Elbasan, në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe në Fier.