Connect with us

Sport

FOTO/ Grushta dhe shkelma mes tifozerive në stadiumin ‘Roza Haxhiu’

Situatë kaotike te Lushnja. Dy golat e pësuara në pjesën e parë ndaj Luzit 2008 në sfidën që po zhvillohet në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.

Rreth minutës së 40-të ka pasur një konfrontim mes tifozëve vendas dhe atyre miq, ndërkohë që ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa situata u vu në kontroll. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë.

Advertisement

TRENDING