Connect with us

Politike

E dhunuan/ Belind Këlliçi padi ndaj dy policëve

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës një padi ndaj dy policëve të cilët sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Këlliçi tha se ishin identifikuar dy policët të cilët e kishin dhunuar gjatë protestës së ndodhur 2 vite e gjysmë më parë. Ndërsa shtoi se seanca ishte shtyrë për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, theksoi se gjatë këtij procesi do të kishte “surpriza dhe çudira”.

“Sot dy vite e 6 muaj pas asaj mbrëmje paraqitem për shkak se janë gjetur policët që më kanë marrë me dhunë atë natë dhe do të shkojnë në gjyq. Ata policë që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi. Qytetarët janë të barabartë dhe nuk duhet të dhunohen.  Sot u shtyu seanca për në muajin dhjetor, për shkak se mungonte një nga të pandehurit. Jam i bindur se gjatë zhvillimit të këtij procesi do të njiheni me një surprizë dhe do të shikoni çudira gjatë këtij procesi.  Unë do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse nuk isha vetëm unë në qeli. Unë këtë kallëzim e kam bërë për ti dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit sepse policia nuk mund të kete këtë sjellje barbare ndaj qytetarëve të Tiranës”- u shpreh Këlliçi.

Advertisement