Aktualitet
Deputeti britanik: Duhet t’i kthejmë shqiptarët
Politikanët britanikë sërish kanë sjellë në vëmendje çështjen e emigrantëve në shtetin e tyre, duke u ndalur në një kërkesë specifike për shqiptarët.
Pasi fola me Kryeministrin dhe Sekretaren e Brendshme e di se zgjidhja e këtij problemi është një prioritet për të dy, por ne duhet të tregojmë rezultatet tani. Numri i personave që vijnë me gomone vetëm nga Shqipëria është rritur në 40% midis majit dhe shtatorit të këtij viti,” mësohet të ketë deklaruar deputeti konservator i Bury North James Daly duke i kërkuar kreministrit Rishi Sunak kthimin e 10 mijë shqiptarëve, sipas mediave britanike.
Një ndër ata persona që ka ngritur zërin në Ëestminster kundër shqiptarëve është deputeti konservator James Daly.
Deklarata e tij
“Ne nuk mund të vazhdojmë të shpenzojmë 6.8 milionë paund në ditë në hotele, me 5.6 milionë paund që shpenzohen për ata që kanë mbërritur përmes Kanalit. Mënyra se si përpunohen kërkesat për azil nga Ministria e Brendshme është për të ardhur keq.
Kjo mungesë produktiviteti është qesharake dhe nuk do të bëjë asgjë për të trajtuar numrin e madh të kërkesave. Shumë nga 10,000 meshkujt beqarë shqiptarë që kanë kaluar Kanalin këtë vit, padyshim që do të pretendojnë azilin sipas Aktit modern të skllavërisë.
Shqipëria jo vetëm që është një vend i sigurt, por ata kanë kaluar nëpër vende të tjera të sigurta si Franca para se të arrijnë këtu.
Çmenduri e plotë.
Nuk na ka mbetur shumë kohë për t’u dëshmuar atyre që na mbështetën në 2019 se ne më në fund kemi rifituar kontrollin e kufijve tanë. Pasojat elektorale të mospërmbushjes së kësaj çështjeje janë të dukshme, humbja e mbështetjes në qendrat tradicionale të konservatorëve dhe situata për shkak të kësaj krize të vazhdueshme do të na çonte në rrugën e duhur për të humbur zgjedhjet e ardhshme.
Pra, cila është zgjidhja e kësaj krize?
Unë i mirëpres deklaratat e Rishi Sunak dhe kam besim se kryeministri.
Një marrëveshje e re ambicioze me Francën – duke përfshirë personelin britanik përgjatë Kanalit duhet të ndihmojë në ndalimin e mijëra të tjerëve që përpiqen të arrijnë në brigjet tona.
Por ne duhet të sigurohemi që ata që po mbërrijnë ilegalisht pa asnjë arsye për të qenë këtu, të kthehen menjëherë. Gjermania dhe Franca kanë marrëveshje me Shqipërinë për të rikthyer mijëra njerëz që përpiqen të vijnë në vendet tona pa asnjë arsye.
Britania duhet të bëjë një marrëveshje të ngjashme, jam i kënaqur që ministrat po punojnë për një marrëveshje të tillë. Kjo do të na lejonte të ndërmarrim veprime të shpejta për të larguar njerëz që thjesht nuk duhet të ishin këtu.
Dhe do t’u dëshmonte votuesve se po bëjmë gjithçka që mundemi që kontrabandistët të mos jenë pjesë e vendit tonë. Britania duhet të jetë krenare për të dhënat e saj për të ndihmuar mijëra njerëz në nevojë nga e gjithë bota.
Por ne duhet të ndjekim rrugën e kombeve të tjera europiane dhe të sigurojmë që njerëzit që nuk kanë arsye të vërteta për t’u larguar, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga mikpritja jonë, të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në vendin e tyre.