Aktualitet
Policia pezullon mbi 200 patenta pasi…
Policia e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas, sa i përket shkeljeve të konstatuara në qarkullimin rrugor.
Policia ka proceduar dhe arrestuar 33 persona të cilët janë kapur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkohë, 10 persona janë ndaluar pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët, teksa janë pezulluar 250 patenta, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.