Connect with us

Politike

‘Rama do ketë të njëjtin fund si Noriega’- Thotë Petriti

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se Edi Rama do të ketë të njëjtin fund si Noriega, diktatori i Panamasë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili citon Financial Times, duke thënë se kjo media “asgjësoi” kryeministrin Rama. Sipas deputetit, kush ndërton narkoshtet ka të njëjtin fund si Noriega.

“Edi Rama te njëjtin fund si Noriega! Financial Times asgjëson Edi Ramen!

E thotë cope Financial Times që falë Edi Ramës bandat e drogës krijuan një rrjet te fuqishëm global, pra narkokryeminister!

Noriega diktatori i Panamasë, që ndërtoi një narkoshtet përfundoi si qen ne burg ne SHBA.

Kush ndërton narkoshtet te njëjtin fund  si Noriega do te ketë, këtë s’e ndryshon dot asgjë!

Edhe  Rama si dhe Noriega e ka te qarte fundin!”, shkruan Vasili.

Advertisement